Video/ Villarreal ‘i tregoi vendin’ Bayernit, festë e shfrenuar në rrugët e qytetit spanjoll

E martë, 12 prill 2022. Kjo është data që skuadra, qyteti dhe tifozët e Villareal do të mbajnë mend për pjesën e mbetur të historisë së tyre.
Mes ‘të mëdhenjve’ të Evropës, skuadra relativisht e vogël nga qyteti spanjoll me rreth 50 mijë banorë, eliminoi 6 herë fituesit e Championa League, Bayern Munich.
Mjaftoi një barazim 1-1 në Gjermani, që pasoi fitoren minimale në “La Ceramica’, dhe festa shpërtheu në tribunën e miqve në “Allianz” dhe në rrugët e Villareal.
1500 tifozët që patën fatin të përjetonin klasifikimin e Villarrealit në “Allianz Arena” të Mynihut i dhanë lirinë gëzimit të tyre nga tribuna dhe të shoqëruar nga lojtarët, të cilët në fund të ndeshjes shkuan për të festuar me ta. Por kishte mijëra të tjerë që shikonin nga shtëpia. Dhe prej andej ishte që ata krijuan festëne tyre.
Në pamjet që qarkullojnë nëpër rrjete mund të shihen qindra tifozë të “Submarino” duke kënduar dhe kërcyer në rrugë, duke valëvitur flamuj dhe shalle të ekipit, i cili do të jetë sërish në një “gjysmë” Champions League 16 vjet më vonë. Herën e fundit ata u eliminuan nga Arsenali.
Celebración en Vila-Real por el pase de su equipo a semifinales de la #UCL pic.twitter.com/yMclodN6a3
— Andre Marín (@andremarinpuig) April 13, 2022
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
