U dëmtua gjatë festës së golit në Champions, Bayern tregon situatën e Neuer
6 Mars 2025, 16:16 / SPORT

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer u lëndua teksa festonte një gol të bavarezëve në Champions, në sfidën e mbyllur 3-0 ndaj Leverkusen.
Neuer la fushën pas një dëmtimi të kyçit të këmbës së djathtë në minutën e 58-të, duke shqetësuar stafin. Sipas asaj që shkruan klubi, ende nuk dihet se kur do rikthehet në fushë.
“Manuel Neuer pësoi një këputje muskulore në pulpën e djathtë gjatë fitores 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të mërkurën në mbrëmje. Diagnoza është konfirmuar nga ekipi mjekësor i FC Bayern. Portieri do të jetë jashtë fushave për një periudhë të pacaktuar”– shkruan klubi.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


