U largua nga Tirana, mbrojtësi nuk humbet kohë dhe gjen skuadrën e re: Të rikthejmë titullin!

Pas tre vitesh si pjesë e Tiranës, Kristjan Toshevski dhe klubi bardheblu mbyllën të martën bashkëpunimin. Por, kjo lëvizje nuk e ka gjetur të papërgatitur 29-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut që menjëherë ka gjetur dhe është zyrtarizuar në klubin e ri. Toshevski është lojtari më i ri i Shkupit në kampionatin maqedonas duke firmosur për një vit me opsionin për të rinovuar edhe me një tjetër vit. Në fjalët e tij të para si lojtar i Shkupit, Toshevski thekson se ka si objektiv rikthimin e titullit kampion në Çair.
“Më vjen mirë që po kthehem në kampionatin vendor, në veçanti te ekipi i Shkupit. Shpresoj se do ti arrijmë qëllimet e larta të pronarit tonë, ajo është ta kthejmë titullin në Çair dhe të hyjmë në grupet e Ligës së Konferencës”, u shpreh Toshevski.
Për mbrojtësin e krahut të djathtë, kjo nuk do të jetë hera e parë që aktivizohet në Maqedoninë e Veriut pasi në të kaluarën Toshevski ka qenë pjesë edhe e Teteksit, Pelisterit dhe Vardarit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

