Vajzat kuqezi, Shqipëria gati për 2 ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve

29 Nëntor 2023, 19:58 / SPORT ALFA PRESS

Vajzat kuqezi, Shqipëria gati për 2 ndeshjet e fundit në

Shqipëria në futbollin e vajzave ka nisur përgatitjet në prag të ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, ku kundërshtaret e radhës janë Irlanda e Veriut dhe Hungaria. Nën drejtimin e teknikut Armir Grima, vajzat janë stërvitur në kryeqytet, ndërsa janë gati për këto dy ndeshje, që natyrisht cilësohen të vështirë.

 “Atmosfera është e mirë, vajzat janë të mësuara me vazhdimësinë e grumbullimeve dhe ndeshjeve. Kemi dëmtime, por do të mundohemi që me grupin që kemi, me kontingjentin që kemi t’i përballojmë me sukses ndeshjet. Realisht janë dy ndeshje që ne duhet të bëjmë mirë, të japim maksimumin dhe të dalim me rezultat pozitiv,” – tha Grima.

Pavarësisht ecurisë në këtë kompeticion, një synim është dhe rinovimi i grupit.

 “Po punojmë shumë, bashkë me sektorin e futbollit të vajzave në FSHF, po mundohemi të afrojmë vajza të tjera pranë skuadrës që të kemi sa më shumë elemente cilësore për të rivalizuar njëra–tjetrën dhe të mos jemi me mungesa që pastaj na kushtëzojnë në objektivat tona,” – u shpreh Grima.

Shqipëria është pjesë e grupit të parë në Ligën B, ku në 4 ndeshja ka grumbulluar vetëm 1 pikë, ndërsa është mposhtur në 3 sfidat e fundit.

 

Po ndodh...

ide