Vendi i 3-të, fitore prestigji e Skënderbeut ndaj Vllaznisë, 5 gola në kryeqytet

24 Maj 2024, 21:17 / SPORT ALFA PRESS

Vendi i 3-të, fitore prestigji e Skënderbeut ndaj Vllaznisë, 5
Skënderbeu ka fituar 3-2 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e mbajtur në “Air Albania” dhe të vlefshme për vendin e 3-të të “Final Four”. Në kryeqytet, korçarët befasuan që në pjesën e parë.

Ekipi i Gvozdenovic realizoi 3 herë në pjesën e parë me Nikaj, Lico dhe Rashica, duke e kthyer në mision të pamundur përmbysjen shkodrane. Vllaznia ngushtoi shifrat me Malën falë një penalltie në pjesën e parë, ndërsa u fut në lojë në fundin e sfidës me golin e Balaj. Të besuarit e Brdaric mbetën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Stojanovic.

Sa i takon skuadrës që shkon në Europë, do të jetë Vllaznia që do të jetë në Conference League, pasi Skënderbeu vijon të jetë i dënuar.

 

Po ndodh...

ide