Veterani i Elbasanit tërhiqet nga futbolli, 35-vjeçari tashmë pjesë e stafit
30 Qershor 2025, 23:01 / SPORT

Një veteran i Elbasanit ka mbyllur sot përfundimisht aventurën me ekipin e tij. Bëhet fjalë për Orgest Gavën, i cili ka mbyllur karrierën si futbollit dhe do të nisë një rrugëtim tjetër tashmë.
35-vjeçari do të jetë pjesë e stafit teknik të verdheblube. “Gava “var” fanellën e fushës së blertë dhe vesh atë të stafit teknik. Djali i qytetit tani kontribuon për ekipin verdheblu nga pankina në rolin e ndihmës trajnerit”, shkruan Elbasani në rrjetet sociale.
Sezonin që lamë pas Gava regjistroi 11 paraqitje në Superiore me Elbasanin. Ndërsa sezonin e ardhshëm, ish-mesfushori do të ketë një detyrë tjetër të rëndësishme te verdheblutë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


