VIDEO/ Armando Broja rikthehet tek goli me Chelsean, feston me simbolin e shqiponjës

6 Janar 2024, 20:32 / SPORT ALFA PRESS

VIDEO/ Armando Broja rikthehet tek goli me Chelsean, feston me simbolin e

Më në fund ka ardhur goli i tij. Armando Broja ka shënuar në minutën e 58’ në ndeshjen e FA Cup mes Chelsea dhe Preston.

Një top i bukur i ardhur drejt tij, dhe Broja ka kërcyer në ajër duke goditur mjaft bukur me kokë

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 58-të, pas një asisti të Gusto-s, duke ngritur në këmbë tifozërinë por edhe duke festuar vetë me simbolin e shqiponjës..

Chelsea raportohet se janë duke punuar në një marrëveshje për të nënshkruar me yllin e Benficas, Antonio Silva.

“Blutë e Londrës” janë të gatshëm të dhurojnë 52 milionë euro dhe kartonin e Armando Brojës si pjesë e ofertës, për të bindur drejtuesit e klubit portugez që ta shesin mbrojtësin shtatgjatë.

The Sun ka raportuar se klubi londinez e ka fokusuar vëmendjen e tyre tek Silva për shkak të paraqitjeve mbresëlënëse të 20-vjeçarit këtë sezon.

Drejtuesit e Chelseat janë duke vlerësuar opsionet në treg për të gjetur një zëvendësues afatgjatë të veteranit Thiago Silva, prandaj portugezi po shihet si zgjidhja ideale.

 

 

Po ndodh...