VIDEO/ Spektakli i Muçit i ka lënë pa fjalë të gjithë, edhe vetë klubi i Trabzonsporit nuk kursehet me postimin e tij: Art!
15 Mars 2026, 23:00 / SPORT

Ernest Muçi është vendimtar edhe kur nuk shënon apo kur nuk jep asist në mënyrë direkte. Këtë e vërtetoi me një veprim spektakolar në ndeshjen ndaj RIzespor, ku ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm të ndeshjes.
Një veprim spektakolar i futbollistit të Kombëtares shqiptare nxori jashtë fushës praktikisht mbrojtësin që po e ndiqte, duke dhënë më pas një pasim në anën tjetër e me topin që u kthye në fund në rrjetë.
Muçi ka marrë lëvdata për atë aksion e për më tepër, edhe vetë klubi i Trabzonsporit ka shpërndarë pamjet në rrjetet sociale duke treguar me ngadalësim lëvizjen mashtruese të sulmuesit shqiptar. “Art”, shkruante klubi turk si koment të vetëm që shoqëronte ato pamje.
????????????. pic.twitter.com/qUhO9R7e9l
— Trabzonspor (@Trabzonspor) March 14, 2026
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Nga Arbër Hitaj
Sovranizmi si gjethe fiku
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128