Vjen fitorja e pestë e radhazi e Napolit, kryeson i vetëm

Napoli regjistroi fitoren e pestë radhazi në Serinë A, të shtatën në total në këtë sezon të ri futbollistik, duke mbrojtur pozitën e parë në klasifikimin e përgjithshëm.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti fitoi 1-4 në fushën e Cremoneses, duke ruajtur edhe pathyeshmërinë në këtë fillim sezoni.
Politano zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 26-të, por skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian barazoi me Dessers sapo nisi pjesa e dytë. Napolitanët nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat dhe pas shumë përpjekjesh morën sërish avantazhin 1-2, falë golit të mrekullueshëm të Simeones me kokë në shtyllën e dytë.
Në kohën shtesë pati kohë edhe për dy gola të tjerë të miqve, të shënuar nga Lozano dhe Miramontes për rezultatin përfundimtar 1-4.
Pas nëntë javës, Napoli kryeson me 23 pikë, i ndjekur nga Atalanta (barazoi 2-2 në fushën e Udineses) me dy pikë më pak.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128