Vjen njoftimi zyrtar, klubi i Serie A shkarkon trajnerin
11 Mars 2024, 17:34 / SPORT

Roberto D’aversa është shkarkuar nga posti i trajnerit të Lecces. Klubi i Serie A ka bërë publik vendimin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Tekniku D’aversa humbi toruan dje në ndeshjen ndaj Veronës, teksa në fund të sfidës goditi një futbollist kundërshtar.
“Pas episodit të fundit në ndeshjen Lecce – Verona, klubi njofton se ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa. Faleminderit trajnerit dhe stafit të tij për punën e bërë” – Shkruan klubi.
48-vjeçari italian qëndroi në stol për 30 ndeshje, me skuadrën që mori mesatarisht 0.93 pikë për çdo takim. Lecce, ku aktivizohet edhe Ylber Ramadani, synon që të gjejë sa më shpejt të jetë e mundur njeriun e duhur për pankinën.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


