“Vuajtëm shumë”, Asllani pas ndeshjes: E pësuam nga kundërsulmet, tani bëhet gjithçka e vështirë

Mesfushori Kristjan Asllani u ndal të fliste për mediat, pas barazimit 1-1 me Letoninë.
“Nuk e di, por sigurisht që nuk ishte një pjesë e parë pozitive. Nuk e di çfarë ka ndodhur, por s’patëm fat me penalltinë. Më pash shënuam ne, pësuam në minutat e fundit. E dimë çfarë ëndrre kemi në dhe po të bësh një pjesë të parë në atë mënyrë, bëhet tepër e vështirë.
Kemi marrë shumë kundërsulme. Në pjesën e dytë tentova të gjeja sulmuesit e krahut, për një krosim ose një kundër një. Sidomos në pjesën e parë problemi vinte nga presingu individual. Kemi lënë mbrojtjen shumë shpesh vetëm. Do e shohim përsëri këtë ndeshje dhe kur të kthehemi do ta shohim. Do të luajmë për të fituar ndeshjet.
Botërori i Klubeve dhe e ardhmja? Nuk e di çfarë do të bëhet. Do të shkoj në Botërorin e Klubeve dhe për merkaton do të flasim. Jam shumë i lodhur nga koka”, tha Asllani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


