Werder Bremen pranë firmës me sulmuesin shqiptar

Sulmuesi i talentuar shqiptar nga Kosova, Fisnik Asllani, është pranë një transferimi të rëndësishëm në Bundesligën gjermane. 22-vjeçari, i cili shkëlqeu këtë sezon në Bundesliga 2 me skuadrën e Elversberg, është në bisedime të avancuara me Werder Bremen.
Asllani ishte pjesë e Elversberg në formë huazimi nga Hoffenheim dhe realizoi një sezon mbresëlënës, duke shënuar 19 gola në 35 ndeshje. Performanca e tij ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve gjermane, por Werder Bremen shihet si destinacioni më i mundshëm për sulmuesin.
Trajneri i ri i Werder Bremen, Horst Steffen, e ka vendosur Asllanin si një nga prioritetet kryesore të merkatos së verës. Ai ka ndarë rrugët me Elversberg vetëm dy ditë pas dështimit për të siguruar ngjitjen në elitën e futbollit gjerman dhe duket i vendosur të ndërtojë një skuadër konkurruese në Bremen.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Asllani pritet të bëjë hapin e madh në karrierën e tij dhe të rikthehet në Bundesligë, kësaj here për të pasur një rol kyç në një klub historik si Werder Bremen.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

