Yamal: Europiani më ndryshoi jetën, golat në Champions League dhe Botëror të japin ndjesi të veçantë

4 Mars 2025, 14:10 / SPORT ALFA PRESS

Yamal: Europiani më ndryshoi jetën, golat në Champions League dhe

Pas një europiani shumë pozitiv me Spanjën, Lamine Yamal vazhdoi të bënte mirë edhe me Barcelonën, teksa në këtë sezon po ndihmon ekipin për arritjen e objektivave. Yamal ka folur së fundmi për “UEFA.com”, në një intervistë, mjaft interesante.

Flick- Është një person shumë i sjellshëm, me të cilin mund të bisedosh lirshëm. Të mëson shumë, kam mësuar shumë prej tij. Respektohet si trajner dhe si njeri. Është i rreptë, por di të kuptojë nevojat e çdo lojtari. Në mbrojtje më kërkon disa gjëra, por në sulm më thotë vetëm të kënaqem”.

Jeta pas “Euro 2024“Më ka ndryshuar jeta mua, por edhe mënyra si më shohin kundërshtarët. Më parë më shihnin si një fëmijë, por tani është ndryshe. Pasi fiton një trofe, hedh një hap përpara si lojtar. Akoma e kujtoj golin kundër Francës, kur topi u përplas në shtyllë dhe hyri në rrjetë. Mamaja ime ishte në tribuna duke qarë”.

“Tani, kudo që shkoj, njerëzit më njohin. Më parë mund të udhëtoja lirshëm me avion, por tani është shumë e vështirë të kaloj nëpër aeroporte. Ndihem krenar, por nga ana tjetër, nuk mund të shkoj më të shëtis me vëllain apo të pi diçka me mamanë. Fama të jep gjëra të mira, por edhe të vështira”.

“Ndjesitë- Janë dy gara, ku të shënosh një gol është diçka shumë më e veçantë: Champions League dhe Kupa e Botës. Kur bie himni i Champions-it, të gjithë ndjejnë emocion. Kur shënova kundër Monaco dhe Atalanta, ishte një ndjesi unike, njësoj si në ‘Euro 2024’ kundër Francës”.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128