
ZYRTARE/ Bekim Balaj rinovon edhe për dy vite me Vllazninë

19 Shkurt 2025, 13:03 / SPORT
Sulmuesi Bekim Balaj do jetë pjesë e Vllaznisë të paktën deri në verën e 2027.
Klubi shkodran dhe sulmuesi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të vijuar me bashkëpunimin.
‘KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj’, njofton Vllaznia.
Balaj numëron 14 gola të shënuar këtë sezon, në 24 ndeshje të luajtura në elitën e futbollit shqiptar.
Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpall lojtari më i mirë në Superligë për vitin 2024 dhe fitoi Topin e Artë.
Edhe pse 34 vjeç, ai është në formë shumë të mirë dhe mban shiritin e kapitenit.
Objektivi i madh për këtë sezon është titulli kampion që Vllaznia e ka fituar për herë të fundit në vitin 2001.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
Nga Ermal Peçi!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
Nga Preç Zogaj

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128