ZYRTARE/ Kërkohet nga gjysma e Superiores, Tirana ndan rrugët me mesfushorin
31 Dhjetor 2024, 15:26 / SPORT

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar në ditën e fundit të vitit ndërprerjen e kontratës me mesfushorin Fjoart Jonuzi.
Lojtari kishte humbur vendin e titullarit në këtë edicion të dytë me bardheblutë dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë bashkëpunimin.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton ndërprerjen e kontratës me lojtarin Fjoart Jonuzi. Palët kanë ndërprerë me konsensus bashkëpunimin. Falënderojmë Fjoart Jonuzin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”, shkruhej në njoftimin e Tiranës.
Largimi i Jonuzit nga bardheblutë ishte i paralajmëruar prej kohësh ndaj për mesfushorin kanë shfaqur interes klube pretendente të Superiores, që e shohin si një element shumë të rëndësishëm për t’ia shtuar radhëve të tyre.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Nga Gjergji Nika
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128