Zyrtare/ Mauricio Pochettino largohet nga drejtimi i Chelsea-t

21 Maj 2024, 20:29 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Mauricio Pochettino largohet nga drejtimi i Chelsea-t
Mauricio Pochettino largohet nga drejtimi i Chelseat.

“The Telegraph” bën të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës, pas vetëm një viti në drejtim të argjentinasit në klubin londinez.

Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet duke i hapur rrugë një tjetër tekniku që do të ulet në stolin e skuadrës.

Sipas meadias angleze klubi ka bërë bilancin sezonal dhe arritja në vendin e gjashtë në Premier League nuk ka qenë bindëse për të vazhduar bashkëpunimin me argjentinasin.

Kieran MekKena i Ipsuiç, Sebastian Hënes i Shtutgartit, Mishel i Zhironës dhe Enco Mareska i Leisterit mendohet se janë kandidatët kryesorë të klubit.



Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128