ZYRTARE/ Reali shkarkon Çabi Alonson pas disfatës së Superkupës

12 Janar 2026, 18:48 / SPORT ALFA PRESS

ZYRTARE/ Reali shkarkon Çabi Alonson pas disfatës së

Çabi Alonso nuk është më trajneri i Real Madrid. Klubi ka bërë të ditur një ditë pas disfatës në Superkupën e Spanjës se spanjolli nuk ishte më në drejtimin e ekipit dhe se i hapte kësisoj rrugën një tjetër zgjidhje të madrilenëve që po e shohin veten shumë larg pritshmërive që kishin kur afruan teknikun nga Leverkuseni.

Alonso mbijetoi në pankinën e Realit vetëm 232 ditë dhe 34 ndeshje, në një periudhë ku rrallëherë tekniku dukej në lartësinë e duhur apo të kishte mbështetjen e plotë të klubit. Përplasjet e tij të vazhdueshme edhe publike me lojtarët, bënë që në fund të ishte ai që paguante për sezonin deri tani me shumë telashe të madrilenëve.

Real Madrid njofton se, me marrëveshje të ndërsjellë midis klubit dhe Çabi Alonsos, është vendosur t’i jepet fund etapës së tij si trajner i ekipit të parë. Çabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë tifozëve të Madridit sepse ai është një legjendë e Real Madridit dhe gjithmonë ka përfaqësuar vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.

Klubi ynë falënderon Çabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij të trajnerëve për punën dhe përkushtimin e tyre gjatë kësaj kohe dhe u uron atyre fat të mbarë në këtë kapitull të ri të jetës së tyre.

Po ndodh...