Trajtimet natyrale që ju ndihmojnë të luftoni mykun në lëkurë

22 Shkurt 2022, 18:33 / JETË ALFA PRESS
Trajtimet natyrale që ju ndihmojnë të luftoni mykun në

Infeksion mykotik i lëkurës quhet ndryshe Tinea versicolor dhe shkaktohet nga një myk që jeton normalisht në lëkurën tonë. Mund të ndodhë për një nga këto arsye: Kur ke lëkurë të yndyrshme ,jeton në klimë të nxehtë, djersin shumë, ke rënie të imunitetit.

Ja disa trajtime natyrale që ndihmojnë për të luftuar mykun në lëkurë.

Sipas studimeve rekomandohet që të shmangni mishin e kuq, miellin e bardhë, sheqerin, qumështin e lopës.

Hani më shumë fruta, sidomos agrume që fuqizojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe e pastrojnë atë.

Kosi përmban lactobacite, baktere të mira që luftojnë mykun.

Atë mund ta aplikoni direkt mbi lëkurë.

Acidi citrik tek limoni është shumë efikas kundër mykut të lëkurës.

Atë duhet ta përdorni natën sepse gjatë ditës mund të shkaktojë çngjyrosje të lëkurës.

Lëngu i këtij fruti të shëndetshëm e lufton mykun nga brenda dhe jashtë.

Sipas të dhënave të AgroËeb.org gjethja e ullirit forcon sistemin imunitar dhe eliminon mykun.

Ju mund t’i merrni këto përfitime duke pirë çajin e gjethes së ullirit ose duke e aplikuar atë në lëkurë.

Përzieni dy lugë gjelle me kripë deti dhe një gotë me ujë.

Pasi kripa të tjetë tretur mirë, me këtë solucion lyeni zonën e prekur të lëkurës disa herë në ditë.

Hudhra është padyshim një nga kurat më të mira natyrale kundër mykut të lëkurës.

Hudhrën mund ta konsumoni cdco ditë me stomak bosh ose ta shtypni atë dhe ta aplikoni në lëkurë.

Hidhni dy ose tre pika me vaj rigoni në një gotë me ujë dhe pijeni.

Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe atij të rigonit dhe masazhoni lëkurën.

Ky vaj është i pasur me acide yndyrore që shkatërrojnë mykun.

Atë mund ta aplikoni në zonën e prekur të lëkurës dy deri në tre herë në ditë.

Uthulla e mollës rregullon pehashin natyral të lëkurës dhe parandalon shumimin e mykut.

Përzieni 2 lugë gjelle me ujë dhe një lugë gjelle me uthull molle.

Pasi uthulla të jetë tretur në ujë, AgroËeb.org ju udhëzon të përdorni një garzë për ta aplikuar atë në lëkurë.

Kjo erëz aromatike është një armike e lindur e mykut dhe infeksioneve.

Atë mund ta hidhni direkt mbi lëkurë dhe ta mbani për disa orë ose ta konsumoni duke e pirë me qumësht dhe mjaltë.

Vlerat e aloe verës janë të panumërta dhe përfshijnë eliminimin e mykut.

Aplikoni mbi lëkurë xhelin e freskët të bimës disa herë gjatë ditës.

Suksesi i këtyre kurave qëndron në aplikimin e vazhdueshëm të tyre bashkë me mbajtjen e një higjene të mirë.

 

Po ndodh...

ide