Meta do t’i përdorë postimet e evropianëve për trajnimin e IA-së, skadon afati për refuzim

Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdoruesit në Bashkimin Evropian për ta trajnuar softuerin e tij të inteligjencës artificiale (IA), Meta AI, pasi afati për refuzim nga përdoruesit skadoi të martën.
Për t’i përmirësuar modelet e veta të IA-së, kompania planifikon ta analizojë të gjithë përmbajtjen publike të publikuar nga përdoruesit e rritur nëpër vendet e BE-së, me përjashtim të postimeve nga përdoruesit që kanë kundërshtuar, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Një gjykatë gjermane hodhi poshtë të premten një ankesë nga agjencia për mbrojtjen e konsumatorëve në landin perëndimor të Renit Verior-Vestfalisë, e cila akuzoi Meta-n për shkeljen e rregullave të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
Gjykata gjeti se të përdorimi të dhënave nga Meta i shërbim një qëllimi legjitim që nuk mund të arrihet me metoda më pak ndërhyrëse, dhe theksoi se kompania është zotuar për mospërdorimin e të dhënave të ndjeshme, si emrat, numrat e telefonave dhe të dhënat e llogarive.
Bisedat në aplikacionin WhatsApp, po ashtu në pronësi të Meta-s, nuk do të përdoren për trajnime të IA-së.
Por, komunikimet me asistentin e Meta-s me IA konsiderohen publike dhe munden, po ashtu, të përdoren për trajnime./ REL
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





