U kap i armatosur pranë derës së shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Ervis Martinaj

30 June 2026, 11:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Policia e Shtetit ka arrestuar Emiljano Ninën, kushëririn e ish-bossit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj, pasi u kap i armatosur pranë banesës së Ilir Selmanit.

Selmani është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, por më 19 qershor u la në masën e sigurisë "arrest në shtëpi" me vendim të Apelit të Posaçëm.

Sipas informacioneve paraprake, Nina u ndalua nga policia në afërsi të derës së banesës së Selmanit. Prania e tij i armatosur në atë zonë ka ngritur dyshime serioze, e cila solli ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Ende nuk dihen arsyet e pranisë së Emiljano Ninës pranë banesës së Selmanit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Emiljano Nina nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton i përfshirë në disa ngjarje. Një prej rasteve më të përfolura ishte aksidenti i frikshëm që ndodhi te Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, më 22 gusht 2023. Teksa ai po lëvizte me shpejtësi të lartë nga rruga "Kosovarët", automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe përfundoi mbi digën e liqenit.

Pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë detaje lidhur me arrestimin e Ninës, si dhe për rrethanat dhe lidhjet e mundshme.

 

Po ndodh...

ide