Vrasja e ish-efektivit Xhulio Prela gjatë pandemisë COVID-19, Apeli shpall të pafajshëm Redion Hysa
30 June 2026, 11:39 / AKTUALITET

Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm Redion Hysën, i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela, krim i ndodhur në vitin 2020, gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.
Rasti u investigua nga emisioni “Në shënjestër”, të gazetares Klodiana Lala. Gjykata konstatoi se kishte mungesë provash ndaj të pandehurit.
Vrasja dyshohet se u krye nga Brilant Martinaj, që më vonë u ekzekutua te mbikalimi i Fushë-Krujës në korrik të vitit 2022. Brilanti ishte kushëriri i ‘mbretit të kumarit’ Ervis Martinaj, i zhdukur prej katër vitesh pa gjurmë, prej 8 gushtit 2022 dhe fati i të cilit nuk dihet.
Po ndodh...
Nuk mund të jesh engjëll nëse mbron djallin...
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
Nga Gjergj Erebara
“Po kontrolloj rënien!”
Nga Ardi Stefa
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
