Aksident në Vlorë, drejtuesit e mjeteve përfshihen në sherr pas përplasjes

14 July 2026, 13:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Skelës, në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas aksidentit, drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë qetësuar situatën.

Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë janë shoqëruar në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve procedurale.

Po ndodh...

ide