“Vrasje të tjera…”/ Karamuço trondit me deklaratën: Ja çfarë do ndodhë pas Metamorfozës

23 Maj 2024, 23:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Vrasje të tjera…”/ Karamuço trondit me
Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli në një emision televiziv për operacionin policor të koduar “Metamorfoza”.

Ai tha se do të ketë hetime të tjera, e cila sipas tij do të çojë në më tepër arrestime.

Ne nisemi nga një eksperiencë se si është trajtuar Metamorfozës 1-shi dhe zgjatimi i saj deri sa erdhëm te 2-shi.

Metamorfozës 2-shi e thashë që është kontingjenti i parë për 50 vetave ndërkohë që këto janë hedhur bruto, ato që janë hedhur edhe që u lexuar, u ndërpre edhe me të drejtë se do kishim vrasje të tjera me ato po të lexonim me detaje, po dilnin shumë emra tjerë.

 Në fakt aty ka ja 250 faqe po ndërkohë janë mbi 1000 faqe që shoqërojnë ato 250 faqe që ato do vazhdojë me hetime të tjera.

Do ketë arrestime të tjera për Metamorfozës 2 do ketë zgjatim tjetër për Metamorfozës 2 edhe kjo është bindja ime si profesionist, është kronologji e hetimit që ne e njohim shumë mirë, nuk është nevoja të na e thotë Dumani, e s’do ta thotë kurrë se e ka sekret tatimor”, u shpreh Karamuço.

 

Po ndodh...