11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit/ Shtrihen kërkimet në Dajt dhe Elbasan, autorët ende në arrati

Kanë kaluar 11 ditë nga zhdukja e 34-vjeçarit Eglant Koçi dhe policia e Tiranës ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij.
Pas analizimit të provave, hetuesit kanë krijuar bindjen se i riu është vrarë nga shoku i tij, Armando Shakaj. Krimi dyshohet se ka ndodhur brenda ambienteve të një zyre të ndodhur në Bulevardin “Zhan D’Ark”.
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Willson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur gjithashtu të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë.
Koçi rezultonte i punësuar në një mobileri, por policia dyshon se ai ishte i përfshirë në aktivitetin e kriptomonedhave, që është një ndër pistat hetimore mbi të cilat është fokusuar policia. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimeve, fati i 34-vjeçarit mbetet i paqartë, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e tij dhe lokalizimin e të dyshuarit kryesor, Armand Shakaj.
Po ndodh...
ide
Rama e Berisha, beteja e humbur me opinionin
Trash apo Treasure?/ Ka fotografi që vlejnë sa një histori
Aleanca e qytetarëve me SPAK-un imperativ historik!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128