“130 mijë euro për vrasjen e Emiljano Ramazanit”/ Skerdi Tasi rrëfen si e ekzekutoi: Mora 2 pistoleta, i dola nga xhami i pasagjerit dhe e qëllova në kokë e qafë! Klara na kontaktoi për lekët

15 Korrik 2025, 14:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

“130 mijë euro për vrasjen e Emiljano Ramazanit”/ Skerdi
I penduari i drejtësisë, Skerdi Tasi ka rrëfyer se si ka kryer ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.

Skerdi Tasi në dëshminë në GJKKO rrëfeu se ranë dakord për një shumë prej 130 mijë euro për eliminimin e tij.

Ai tregoi se në atentat përdorën një makinë që ua siguroi Nuredin Dumani, duke shtuar për kryerjen e vrasjes kishin 4 armë.

“Në atentat përdorëm makinë që na e siguroi Nuredini. E njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazës”, tha ai.

Ndërsa u shpreh: “Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën”.

Skerdi Tasi tregoi se ditën e ngjarjes i shkuan tek palestra, por panë që s’ishte vend i përshtatshëm, ndaj e pritën tek shtëpia, në rrugë kryesore.

“E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford fiesta”. Unë zbrita, Henriku qëndroi shofer. 

Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit. Nga aty e qëllova disa herë, në kokë, qafë. Ai nuk më pa, se po merrej me telefon. Në oborrin brenda pallatit ndodhi”, theksoi i penduari i drejtësisë.

Ai shtoi se pas vrasjes dogjën makinën bashkë me 2 armë dhe dy të tjerat që përdori i mori me vete.

“Ikëm në Tiranë duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere fshehëm armët dhe Riku i çoi foto Nuredinit në SKY, pasi ato do çoheshin diku tjetër, me qëllim që t’i faturohej ngjarja dikujt tjetër”, u shpreh ai.

Ndërsa tregoi se për lekët e kontaktoi një vajzë me emrin Klara, duke u shprehur “Ne kishim marrë disa shuma ndërkohë si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Rikun, por unë mora 25 mijë”.

Rrëfimi i Skerdi Tasit: Vendosëm në shënjestër Emiliano Ramazanin. Ramë dakord për 130 mijë euro në këtë vrasje.

Ne kishim foto të Emilianos, i dinim edhe makinën. Nuk po e gjenim dot në Elbasan. Kishim tre opsione, shtëpia, palestra apo lokali. Gjatë kësaj kohe rrinim në Tiranë. Çdo ditë shkonim në Elbasan, me makina të ndryshme me qira.

Në atentat përdorëm makinë që na e siguroi Nuredini. E njëjta që do përdornim për Bujar Çelën. Dy herë makinën e kemi marrë në Bradashesh në një magazinë, që më pas mësova se ishte e Arben Lazës.

Kishim 4 armë për këtë ngjarje. Po ta qëllonim në parakalim do përdornim kallash, ndryshe pistoletën.

Ditën e ngjarjes i shkuam tek palestra, por pamë që s’ishte vend i përshtatshëm. Kështu që e pritëm tek shtëpia, në rrugë kryesore.

E pamë që u afrua. Vinte me një “Ford fiesta”. Unë zbrita, Henriku qëndroi shofer.

Unë mora 2 pistoleta me vete. U afrova dhe pasi parkoi dhe fiku makinën, u afrova me vrap. I dola nga xhami i pasagjerit. Nga aty e qëllova disa herë, në kokë, qafë. Ai nuk më pa, se po merrej me telefon. Në oborrin brenda pallatit ndodhi.

E dogjëm makinën pas krimit, bashkë me 2 armë. Armët që përdora i mora me vete. Ikëm në Tiranë duke i rënë nga Peqini. Diku ku ishin ca betoniere fshehëm armët dhe Riku i çoi foto Nuredinit në SKY, pasi ato do çoheshin diku tjetër, me qëllim që t’i faturohej ngjarja dikujt tjetër.

Na kontaktoi edhe një Klara për lekët. Në kishim marrë disa shuma ndërkohë si rregull duhet të ndanim 60 mijë euro me Rikun, por unë mora 25 mijë.

 

Po ndodh...