20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, një prej tyre ende aktive

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, ka bërë me dije këtë të shtunë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri.
Në operacion për shuarjen e vatrave gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 192 forca Operacionale, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe 25 mjete zjarrfikëse. Gjithashtu gjatë ditës së djeshme është angazhuar në vendin e quajtur “Pigave Mesovun” edhe helikopteri i FA.
Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Shetaj, bashkia Durrës, kjo vatër vazhdon të jetë aktive me intensitet të ulët, vijon angazhimi i forcave të shërbimit zjarrfikës për izolimin e saj.
Ndërsa, vatrat e shuara janë ato në fshatin Mal Bardhë dhe Skuraj, bashkia Kurbin; në vendin e quajtur “Pashallare”, në fshatin Tunjë, bashkia Gramsh; tek ish fabrika e tullave, midis lagjes “Nr.7” dhe lagjes “Nr.9”, të bashkisë Durrës; në lagjen “Shën Vasil” bashkia Himarë; në lagjen “Vanë”, bashkia Delvinë; në vendin e quajtur “Gjimoçik”, fshati Vajzë, bashkia Selenicë dhe në lagjen “Babicë”, bashkia Vlorë.
Gjithashtu është shuar zjarri në vendin e quajtur “Pigave Mesovun”, bashkia Delvinë; në fshatin Miliska, bashkia Fushë-Arrëz; në fshatin Reç, bashkia Malësi e Madhe; në fshatin Arst, bashkia Fushë-Arrëz; në njësinë administrative Rrethinat, bashkia Shkodër; në fshatrat Plezhë dhe Shkjezë, bashkia Vau-Dejës; në vendin e quajtur “Rrashkullaj”, bashkia Malësi e Madhe; në fshatin Otllak, bashkia Berat; në fshatin Arrëz, bashkia Dimal; në fshatin Kozare, Kuçovë; në fshatin Momël, bashkia Kavajë dhenë fshatin Floq, bashkia Fier.
-
Piu detergjent, gruaja ndërron jetë në spital në Pejë
13 Gusht, 09:37 -
Kakavijë, radhë e gjatë trafiku për të hyrë në Shqipëri
13 Gusht, 09:22
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


