Tronditet Tirana! Hidhet në erë makina e parkuar në oborrin e banesës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në kryeqytet në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte. Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bën me dije se rreth orës 03:20, në zonën e njohur të Tiranës si Selita e Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e një 39-vjeçari.
Në momentin e ngjarjes mjeti ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së shtetasit me ininciale D.J. Si pasojë e këtij shpërthimi fatmirësisht pati vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.12.2025, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është hedhur një sasi lënde plasëse në automjetin e shtetasit D. J., rreth 39 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

