47-vjeçari korçar ndërroi jetë pas aktit seksual, 37-vjeçarja lihet në burg për prostitucion
Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren Vaide Shuli me akuzën e ushtrimit të prostitucionit.
Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Celnik Melcellari, kundrejt pagesës.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, në një banesë të marrë me qira, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, ç’ka i ka sjellë edhe vdekjen.
Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37 vjeçarja është shprehur se ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.
Sipas akuzës, 47-vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të Vaide Shulit, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.
Pse Berisha vijon t’i poshtërojë ish-të përndjekurit politikë?
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128