5 gola në 3 ndeshjet e fundit, Muçi thumbon Beshiktashin: Tani mund të ëndërroj për gjëra më të mëdha

7 Dhjetor 2025, 21:49 / SPORT ALFA PRESS

5 gola në 3 ndeshjet e fundit, Muçi thumbon Beshiktashin: Tani mund

Ernest Muçi ka ndihmuar sot Trabzonsporin me dy golat e tij që të fitonte 2-1 në transfertë ndaj Goztepe dhe të ngjitej në vendin e dytë në renditjen e kampionatit, pas krahëve të Gallatasarajt. Për sulmuesin shqiptar, kjo paraqitje çoi bilancin e tij në 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në kampionat.

Shifra fantastike për futbollistin, i cili padyshim ishte lojtari më i spikatur i kësaj ndeshje, teksa në duelet e fundit ka mbajtur Trabzonsporin në garë për titullin. Dhe si për ironi të fatit, në javën e ardhshme ai do të ndeshet me Beshiktashin, klubin që nuk besoi te aftësitë e tij dhe e dha në huazim.

“Unë jam krenar për skuadrën time. Luajtëm një tjetër ndeshje jashtë fushës tonë dhe këto tre pikë do të jenë shumë të mëdha për ne. Kjo fitore na bën edhe më të uritur për ndeshjen e radhës”, ishin fjalët e Muçit për sfidën ndaj Goztepe me një thumbim për Beshiktashin.

 

Po ndodh...

ide