Vrasja e Reçit në Tiranë, komshiu:Eduarti njeri i zi, në 5 veta në lagje me 2 kishte konflikte

Vrasja e Eduart Reçit në 13 nëntor 2024 në Tiranë, për policinë dhe prokurorinë e Tiranës lidhet me konfliktet që viktima ka pasur me komshinjtë e tij në lagjen ku banonte, pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.
Për këtë ngjarje të rëndë tashmë janë marë të pandehur dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj, (ky i fundit ish-oficer policie pranë Komisariatit Nr.2 në Tiranë), të cilët mbahen në burg si të dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.
Të dy vëllezërit asnjëherë nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur, duke pretenduar se me Eduart Reçin kanë pasur diskutime normale për një pjesë toke, por asnjëherë konflikt.
Thuajse të gjithë komshinjtë e Eduart Reçit janë marë në pyetje, mes tyre dhe polici i zonës Haziz Niçaj, të cilët kanë deklaruar se Eduart Reçi, ishte një banor lagjeje konfliktual.
Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, pasqyrohen dëshmitë e komshinjve të viktimës, ku njëri prej tyre I.E, i ka pohuar policisë se:
”…në datën 13 nëntor 2024 kam qënë në lokal “NOA”, që ndodhet rreth 50 metra larg shtëpisë dhe kam qënë në shoqërinë e disa miqve të tij. Eduart Reçin, e njoh shumë mirë pasi e kam pasur komshi. Eduarti, ka qënë njeriu më i zi në botë, më konfliktual dhe më i papërshtatshëm për të jetuar në komunitet. Në çdo 5 veta në lagje, me 2 ka pasur konflikt. Me të kam debatuar shumë herë verbalisht para shumë viteve, për shkak se më vidhte tek faturat e ujit dhe e dritave të një ambjenti që kam marë me qëra për disa kohë…”.
Konfliktet e Eduart Reçit, i ka rradhitur dhe bashkëshortja e tij Lindita Reçi, si dhe dy djemtë e viktimës, të cilët kanë treguar një seri konfliktesh që kryefamiljare kishte me banorët e zonës, për çështje prone, çështje qëraje dhe çështje ndërtimi.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë është marë në pyetje dhe efektivi i policisë SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj, i cili ka deklaruar se në fillim të muajit Shtator 2024 ka marë një mesazh nga Eduart Reçi, i cili e informonte për një takim me dy vëllezërit Florjan dhe Shkëlqim Dukaj.
SPZ-ja i zonës Haziz Nicaj ka treguar në policie se këtë informacion as nuk ja ka kërkuar Eduart Reçit dhe as e ka kuptuar pse biznesmeni ja ka çuar atij.
Përmbajtja e mesazhit të dërguar në 2 Shtator 2024, dy muaj e gjysëm para vrasjes së Eduart Reçit është e tillë si më poshtë vijon:
”…miku im për info. Me djemtë komshinj, me Shkëlqimin dhe Florjanin e kam lënë një takim nga ora 19. Te lokali i tyre, ja thashë ta lëmë diku tjetër po nuk pranuan…..Jua konfirmova se do vijë në orën dhe vendin ku doni. Ta thashë për informacion. Ti ruhemi ndonjë kurthi të pabesë, nëse do të jetë nga ata….”
Në dëshminë e tij polici Haziz Nicaj, është shprehur se, në të njëjtën ditë kur viktima i ka dërguar mesazhin, Nicaj është takuar me Eduart Reçin dhe janë s’qaruar midis tyre në lidhje me mesazhin.
Vetë Eduart Reçi, i ishte shprehur në lidhje me takimin midis tij dhe vëllezërve Dukaj duke theksuar se, ai i kishte takuar vëllezërit Dukaj, kishin pirë kafe së bashku në lokalin e tyre qetësisht dhe çdo gjë kishte shkuar shumë mirë.
Ata ishin ndarë midis tyre miqësisht dhe në parim kishin rënë dakort për kufijtë e pronësisë, me qëllim bashkimin e dy parcelave tokë për ndërtimin e një pallati.
Sipas policit Haziz Nicaj, ai e kishte pyetur Eduart Reci në lidhje me atë mesazh alarmues dhe biznesmeni i është përgjigjur se: “…mu duk e çuditshme arsyeja përse duhej të takoheshim në lokalin e tyre dhe për këtë arsye ai e kishte vënë në dijeni…”.
Por, veç këtij mesazhi të dërguar Specialistit të Policisë së Zonës Haziz Nicaj, Eduart Reçi, ka dhe shumë mesazhe komunikimi me dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, të cilëve u kërkon krejt normalisht takim për diskutim të një sipërfaqe toke.
Fiks 1 muaj e gjysëm, para se Eduart Reçi të vritej në oborrin para biznesit të tij, biznesmeni në datën 2 Tetor 2024, i shkruan Shkëlqim dhe Florjan Dukaj, duke i thënë se:
”… Mirmëngjesi Shkëlqim dhe Flori! Ditë të mbarë. Kemi dakortësuar verbalisht për të koordinuar së bashku për rrugën ligjore të pronës suaj për ta përfituar ligjërisht e më pas për bashkëpunim me mua. Por deri më tani skeni platformë të saktë. E lamë para dy javësh se do të takoheshim të flasim, por nga ana juaj vë re jo impenjim, por zvarritje me justifikimin jemi në punë. (të gjithë punojmë dhe pas pune bëjmë takime për familjen). Të dashur komshinj e miq, me respektin më të madh për ju personalisht dhe për familjen. Të nderuar veprimet e juaja më pengojnë mua për kapjen e afateve ligjore, në pregatitjen përfundimtare të dosjes në institucionin përkatës për të marrë lejen e ndërtimit. Ju lutem gjeni kohën të takohemi të tre së bashku për ti diskutuar e për të ecur para. Ju pres për takim, mua më keni gati në çdo çast nga ky moment. Sinqerisht Eduarti. Nëse mund të takohemi sot ose nesër të tre meqë e lamë për një përgjigje nga ju….”
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
