Aksident i rëndë në aksin “Elbasan-Librazhd”, humb jetën 18-vjeçari dhe plagosen disa të tjerë

4 Shkurt 2024, 22:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në aksin “Elbasan-Librazhd”, humb

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, mbrëmjen e kësaj të diele në vendin e quajtur “Mbikalimi i Trenit” në Dragostunje.

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, e si pasojë ka humbur jetën pasagjeri në mjet Dorian Belba 18-vjeç, dhe janë plagosur drejtuesi i mjetit Meglin Zeneli 21-vjeç, Gerald Verçani pasagjer dhe Janikos Jorgo, pasagjer.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

Po ndodh...

ide