Emrat/ Basha falenderon demokratët dhe uron kryetarët e degëve të sapo zgjedhur të PD në Fier, Patos e Roskovec

Kreu i PD, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka uruar demokratët dhe kryetarët e degëve të sapo zgjedhur në këto 3 qytete: Të Fierit, Patos dhe Roskovec.
Basha shprehet se, "ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet."
Postimi i kreut të PD Lulzim Basha
Mirënjohje për demokratët e Roskovecit, Patosit dhe Fierit, falë përkushtimit dhe qëndresës së tyre të pashembullt Partia Demokratike arriti të mbijetojë dhe të nisë ringritjen e pakthyeshme.
Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet.
Urime dhe suksese të përzemërta anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të zgjedhur me votën e demokratëve nga Kuvendet e Degëve Fier, Roskovec dhe Patos.
Eriselda Çelaj,Syrja Misiraj dhe Shezai Sinanaj janë shembuj të qëndresës dhe figura me integritet, me të cilët PD-ja do të fillojë punën për t’u shndërruar sa më parë në një alternativë për njerëzit.


-
Barazim mes tensionit, Elbasani dhe Flamurtari ndajnë pikët
4 Shkurt, 20:38 -
-
-
Sulme të tjera ajrore amerikane dhe britanike në Jemen
4 Shkurt, 20:02 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





