Egnatia ndal vrullin e Dinamos, rrogozhinasit triumfojnë në Tiranë dhe ndjekin hap pas hapi Elbasanin kryesues
14 Dhjetor 2025, 21:11 / SPORT

Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Dinamos, në atë që cilësohej ndeshja më e fortë e javës së 16-të të Superiores. Rrogozhinasit triumfuan 1-2 në Tiranë dhe vazhdojnë të ndjekin Elbasanin kryesues.
Sfida e luajtur në “Arenën Kombëtare” nisi mjaft mirë për kampionët në fuqi, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 6’ me anë të Albaneses.
Goli i dytë u shënua në minutën e 58’, sërish nga Albanese, i cili solli qetësi te Egnatia.
“Nëndetësja” shënoi në fund të takimit me anë të Qefalijas.
Kështu Egnatia ruan vendin e dytë dhe distancën me 1 pikë me Elbasanin, ndërsa Dinamo largohet me 6 pikë me kreun.
Qefalija 90+2’ / Albanese 6’, 55’
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
