Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen dy të tjerë

8 Mars 2026, 09:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan–Tepelenë. Një automjet tip KIA është përplasur me një Benz, duke shkaktuar pasoja tragjike.

Si rezultat i përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip KIA, 39-vjeçarja Nertila Abazaj.

Ndërkohë, drejtuesi i Benzit dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...

ide