Protesta te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

8 Mars 2026, 09:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Protesta te Kryeministria, procedohet sërish Adriatik Lapaj

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh.

Me anë të një njoftimi zyrtar, policia e akuzon Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Mbrëmjen e së premtes, Lapaj paralajmëroi rikthimin e çadrave para Kryeministrisë, ku bashkë me aktivistët e tij vendosën një të tillë.

Por nuk vonoi dhe dhjetëra efektivë policie shkuan atje, morën çadrën, karriget dhe pankartat që mbanin aktivistët e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Aksioni i Policisë u shoqërua edhe me përplasje mes efektivëve dhe aktivistëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;

Po ndodh...

ide