Aksident i rëndë në Burrel! 62-vjeçari ndërron jetë pasi përplasi makinën me murin
5 Prill 2024, 10:21 / AKTUALITET

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (4 prill) në Burrel, ku një person ka ndërruar jetë.
Mësohet se viktima është një 62-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke dalë nga rruga. Mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës dhe për pasojë 62-vjeçari ka humbur jetën.
“Me datë 04.04.2024, rreth orës 20:30, në vendin e quajtur “Ish parku”, shtetasi M.B., 62 vjeç, banues në Burrel, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti është përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë e lëndimeve të marra, 62-vjeçari ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



