Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, kamioni përplaset me makinën, humb jetën një person

21 Nëntor 2025, 21:23 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, kamioni përplaset

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në segmentin Milot–Kalimash, në afërsi të Rrëshenit, ku një kamion është përplasur me një autoveturë. Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi është bllokuar përkohësisht, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh .

 

Po ndodh...

ide