Kosova, FIFA vlerëson rritjen historike në ranglistën botërore
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA), e ka rikthyer vëmendjen tek Kosova për rritjen e saj të jashtëzakonshme në ranglistën botërore. FIFA publikoi të mërkurën renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, teksa të premten ka ndarë një postim në rrjetet sociale me fotografi të futbollistëve të Kombëtares së Kosovës, duke vlerësuar progresin e ekipit.
Në titull, FIFA thekson: “Kosova vazhdon të ngjitet”, duke treguar se Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar ngjitjen më të madhe në ranglistë deri më tani.
Në postimin e saj, FIFA ka publikuar katër fotografi që tregojnë rrugëtimin e Kosovës në ranglistë:
Fotografia e parë tregon Fisnik Asllanin dhe Dion Gallapenin, simbol të rritjes së ekipit. Në fotografinë e dytë shfaqet Florent Muslija, ndërsa FIFA kujton se Kosova ishte e 190-ta në korrik të vitit 2016 dhe që nga ajo kohë trajektorja e ekipit ka qenë në rritje të vazhdueshme.
Fotografia e tretë paraqet Kreshnik Hajrizin, duke ilustruar rekordin e ri të arritur nga Kosova, e cila tani zë pozitën e 78-të në ranglistën botërore të FIFA-s, pozita më e lartë e arritur deri tani.
Në fotografinë e fundit shihen futbollistët e Kosovës me dorën mbi zemër gjatë intonimit të himnit shtetëror. FIFA vlerëson performancën e Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës, duke nënvizuar se pozita e lartë në renditje u arrit pas një fushate impresive, ku Kosova përfundoi e dyta në grupin e vet dhe arriti ta mposhtë Sllovakinë në gjysmëfinale të “play-off”-it evropian, përpara se të ndalej nga Turqia në finale.
Ky postim i FIFA-s është një njohje e merituar e punës së vazhdueshme, përkushtimit dhe përfaqësimit të denjë që po ofron Kombëtarja e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe një promovim i mirë i vetë shtetit të Kosovës.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128