Mbyllet numërimi në degën e Sarandës, votojnë vetëm 229 demokratë. Berisha merr 40 vota kundër

23 Maj 2026, 18:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbyllet numërimi në degën e Sarandës, votojnë

Në degën e Sarandës është mbyllur procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike, ku kandidat i vetëm në garë është Sali Berisha.

Së fundmi ka përfunduar edhe numërimi dhe në total morën pjesë 229 anëtarë me të drejtë vote. Prej tyre, 181 votuan pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 40 vota rezultuan kundër.

Gjithashtu, janë regjistruar 3 vota abstenim dhe 5 fletë votimi të pavlefshme. Në disa dege kryesore është shtyrë procesi i votimit deri në 19:00.



Po ndodh...

ide