Analisti i përgjigjet Taulant Ballës: Ditën hiqeni si parimorë dhe natën e kaloni në dhoma të fshehta e në takime sekrete

Arjan Curi ka reaguar pas akuzave të Taulant Ballës, se ky i fundit kishte gënjyer në emisionin Top Story, duke deklaruar se “Balla dhe Gazment Bardhi takohen në dhoma sekrete në Kuvend, për marrëveshje politike”.
Balla e quajti Curin shushunjë.
“I dashur Talulant, une ju kam akuzuar per marreveshje sekrete politike, ty pse te shkon mendja per keq?
Na qenka mërzitur Taulant Balla, për faktin se kam thënë që ai bën pazare politike me përfaqësues të lartë të opozitës, në takime të fshehta në bodrumet e Parlamentit. I sipërpërmenduri, dihet botërisht që është specialist për takime sekrete.
Fiks përpara tre viteve, media dhe gazetarët e vërtetë, të cilët Taulanti na këshillon t’i dëgjojmë, e jo analistët, si puna ime, kishin raportuar takime tepër sekrete të Taulantit dhe Lulzim Bashës në apartamentin e një bashkëpunëtoreje të tij.
Ndaj habitem, përse takimofagu Taulant, acarohet sa herë i zbulohet takimi sekret i radhës. Edhe pse duket se është ndjekës i rregullt i Top Story-t dhe për këtë meriton vlerësim, do të ishte më mirë që të vinte në emision kur ftohet dhe të përballet me faktet, drejtpërdrejt dhe jo me ankesa nëpër statuse e rrjete sociale.
Shushunja, i dashur Taulant, nuk është si këpusha, ajo përdoret në mjekësinë popullore për të pirë gjakun e keq. Kjo është edhe detyra ime, që si shushunjë të pi gjakun e keq që qarkullon në venat e politikës dhe gjithashtu të sinjalizoj për çdo këpushë e parazit që pi gjakun e mirë të këtij populli, ku ditën hiqeni si parimorë dhe natën e kaloni në dhoma të fshehta e në takime secrete”, shkruan ai.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Kohë të mira për SPAK dhe Gjykatën Speciale
Marrëdhëniet mëse normale dhe aspak revolucionare midis PD dhe PS
Pse ata u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
