Europiani i Socca-s/ Shqipëria eliminon Francën me penallti dhe gjen Serbinë në çerekfinale

23 Maj 2026, 16:00 / SPORT ALFA PRESS

Europiani i Socca-s/ Shqipëria eliminon Francën me penallti dhe gjen

Kombëtarja shqiptare e Socca-s vijon rrugëtimin fantastik në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, duke siguruar kualifikimin në çerekfinale pas triumfit ndaj Francës.

Sfida e raundit të 1/8-ave dhuroi sot emocione të shumta dhe spektakël për tifozët e pranishëm në stadium. Franca kaloi në avantazh me dy gola në pjesën e parë, duke e vendosur Shqipërinë në vështirësi, por kuqezinjtë reaguan në mënyrë të shkëlqyer.

Në minutën 20+1, Oltion Rrapa ngushtoi diferencën dhe riktheu Shqipërinë në lojë, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 23-ën, Xhuljano Reçi realizoi golin e barazimit për 2-2, duke ndezur atmosferën në “Shtëpinë e Futbollit”.

Fituesi u përcaktua nga goditjet e penalltive, ku Shqipëria u tregua më e saktë dhe më e fortë psikologjikisht.

Mehmet Hoxha realizoi një nga penalltitë për kuqezinjtë, ndërsa protagonist absolut ishte portieri Berisha, i cili priti dy penallti dhe udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në çerekfinale.

Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Kombëtarja shqiptare do të përballet sot pasdite me Serbinë në çerekfinale. Takimi do të zhvillohet në orën 18:45 në “Shtëpinë e Futbollit”.

Mbështetja e tifozëve do të jetë shumë e rëndësishme për kuqezinjtë në këtë sfidë vendimtare.

Po ndodh...

ide