
Aksident me vdekje, shqiptarja përplas me makinë italianin

11 Qershor 2024, 15:55 / AKTUALITET
Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 47-vjeçari italian. Viktima është identifikuar si Massimo Tabaço , me origjinë nga Aprica, por që prej kohësh jeton në Inzago me familjen e tij.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm, pak para orës 7:00, në via Emanuele Filiberto, në periferi të qytetit.
47-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi u përplas nga një furgon, që drejtohej nga një vajzë shqiptare 32-vjeçare. Kjo e fundit është transportuar në spital për shkak të traumave dhe konfuzionit, ndërsa automjeti që drejtonte pas aksidentit që i mori jetën 47-vjeçarit, është përplasur edhe me një pemë.
Drejtueses së mjetit i janë sekuestruar automjeti dhe celulari i saj dhe do t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike .

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
Nga Evi Kokalari
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128