
Tragjedi në Tiranë/ 40-vjeçari u gjet pa ndjenja në lumin Lana, sot ndërroi jetë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë.
Policia njofton se viktima ishte gjetur mbrëmjen e djeshme në lumin Lana pa ndjenja, por i gjallë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Megjithatë, ai nuk ka mundur të mbijetoje dhe ka ndërruar jetë sot.
Paraprakisht, dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte përdorues i lëndëve narkotike. Ndërkohë, hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Ditën e djeshme, është konstatuar në ujërat e lumit Lana, shtetasi E. D., 40 vjeç, i cili pasi është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, ka humbur jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas vuante nga sëmundje të shëndetit mendor dhe ishte perdorues i lëndëve narkotike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Do të jetë varri yt", ja pse Rama më ka bllokuar në telefon!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128