Tërmetet e fuqishme në Venezuelë, momenti kur shembet çatia në Aeroportin Ndërkombëtar
Tërmetet e fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 të shkallës Rihter e kanë futur Venezuelën në gjendje të jashtëzakonshme, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa.
Aeroporti Ndërkombëtar Sioón Bolívar në Maiquetia, i cili i shërben kryeqytetit Karakas, pësoi dëme të rënda, me skena paniku të regjistruara ndërsa pjesë të çatisë u shembën, duke çuar në mbylljen e objektit.
Presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez shpalli gjendje të jashtëzakonshme dhe emëroi një gjeneral për të mbikëqyrur reagimin ndaj emergjencave. Gjatë fjalimit të saj drejtuar kombit, ajo shprehu ngushëllimet e saj për ata që humbën të dashurit e tyre në tërmet. Ajo konfirmoi gjithashtu se aeroporti në Maiquetia, aeroporti kryesor ndërkombëtar i Venezuelës që ndodhet në periferi të Karakasit, ishte mbyllur për shkak të “dëmeve serioze”.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë skena paniku, ndërsa pasagjerët dhe punëtorët evakuohen nga terminali i aeroportit nga frika.
? BREAKING - VENEZUELA
— LW World News (@LW_WorldNews) June 25, 2026
Tragic.. ??
? VENEZUELA : MOMENT OF POWERFUL EARTHQUAKE M 7.5 STRUCK YARACUY STATE
2 major earthquakes -foreshock 7.1 and 7.5 mainshock- near MORÓN
-Severe shaking in CARACAS & LA GUAIRA
-Massive casualities & damage.
-Earthquake - Sismo - Terremoto… pic.twitter.com/Q04tUcbGqK
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128