Revolta masive/ Demokratët Europianë ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton një rinovim demokratik, jo një marrëveshje mes elitave të lodhura

25 June 2026, 11:12 / POLITIKË ALFA PRESS
Revolta masive/ Demokratët Europianë ‘shuplakë’

Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar sërish për protestën që po mbahet prej 25 ditësh në Tiranë.Përmes një postimi në rrjetet sociale, grupi i PDE thekson se protestuesit lëshuan slogane kundër qeverisë “Rama” dhe opozitës, ndërsa shtoi se “Shqipëria meriton një rinovim demokratik”.

“Natën e kaluar në Tiranë, dita e 25-t e protestës dërgoi një mesazh që asnjë parti nuk mund ta injorojë. Sloganet u drejtuan kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, por edhe ndaj një opozite që shumë qytetarë nuk e shohin më si alternativë.
Kjo është më e madhe se një lider i vetëm. Është një refuzim i një kuadri politik që nuk ka arritur të sjellë mirëqenie, transparencë dhe besim. Shqipëria meriton një rinovim demokratik, jo një tjetër marrëveshje të mbyllur mes elitave të lodhura. Rrugët po kërkojnë që të kalohet përpara.”, thuhet në reagim.

 

Po ndodh...

ide