FNSH dhe RENEA marrin në ruajtje Ilir Selmanin, njërin nga të dyshuarit për vrasjen e Santiago Malkos

Një trupë shërbimi e repartit RENEA dhe Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ka marrë në ruajtje, Ilir Selmanin, i cili 6 ditë më parë u lirua nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, për shkak të mbarimit të afateve të paraburgimit në fazën e gjykimit.
Frika e një arratisje të mundshme të tij, ka çuar SPAK-un të kërkojë masa shtesë të sigurisë në shtëpinë e Ilir Selmanit.
Një trupë shërbimi e Repartit Special RENEA dhe FNSH, qëndrojnë 24 orë në ruajtje të Selmanit, i cili prej 1 jave është vënë në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.
Në rast se Ilir Selmani dënohet në Gjykatën e Apelit, ai menjëherë kthehet në burg. Ndaj RENEA dhe FNSH, prej 1 jave vijon ruajtjen 24 orë, duke shmangur një arratisje të mundshme.
Kujtojmë se gjatë gjykimit në shkallën e parë, Ilir Selmani, është dënuar me 26 vite burgim për akuzën e vrasjes kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Selmani, akuzohet si njëri nga autorët e vrasjes së ish-policit, Santiago Malko, në gusht të vitit 2019 në Tiranë.
Në 19 qershor 2026, Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “Arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit.
Paralelisht me këtë çështje, Ilir Selmani, është i pandehur dhe nga prokuroria e Elbasanit, për akuzën e “Futjes së sendeve të palejuara në burg” pasi SHKB-ja e burgjeve gjatë kontrollit në burg i kapi një aparat telefon.


Protestat në Tiranë, Ali Ahmeti hedh aludime për Athinën dhe Beogradin: I njëjti që bën fushatën e protestave në Serbi, bën edhe...
Lexo
Bllokohet AKSHI, qytetarët s’marrin dot shërbim në Kadastër, problemet vijojnë edhe pas miliona eurove investime
Lexo
“Alo, policia, i pagova për seks, por refuzoi”, - Klienti zbuloi çerdhen e prostitutave latine. Eskorta: Ishte i pistë...
Lexo
Vajza e dëshmorit Tahir Sinani reagon ashpër ndaj Taulant Ballës: E vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën
Lexo
Vajza nga Amerika Latine: Shoqja më premtoi parajsën në Shqipëri, por mbeta peng në një apartament në Elbasan dhe...
Lexo
Bled Mane: Kjo lloj dhune verbale ndaj gazetarëve, po e shkërmoq protestën
LexoPo ndodh...
Kasta kundër popullit
ide
Evolucioni i një flamengoje të gjatë
Rama& Berisha, përse i refuzojnë mesazhet e protestës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128