Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

2 Qershor 2026, 20:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

Një aksident në aksin Laç–Patok i ka marrë jetën një 37-vjeçari nga Fushë-Kuqja e Kurbinit.

Sipas Policisë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Anila Sinaj, 33 vjeçe, banore e fshatit Grëz, Fushë-Kuqe, Kurbin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të datës 2 qershor 2026, kur automjeti që drejtohej nga 33-vjeçarja është përplasur me një ciklomotor që drejtohej nga Lorenc Treshi, 37 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin.

Si pasojë e përplasjes, 37-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë.

Po ndodh...

ide