Masakra e 21 janarit/ Kush e dha urdhrin për të qëlluar drejt protestuesve? SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin e komandantëve të Gardës

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janarit”, Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë qeverisjes Berisha. Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane.
Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar kaseta origjinale e dorëzuar nga familjarët e te ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të plumbave në 21 janar. Prokuroria e Posaçme është në pritje të ardhjes së përgjigjes nga SHBA për të vijuar me veprimet e tjera hetimore.
Në audioregjistrim është komunikimi që pretendohet të jetë zëri i Ndrea Prendit, në atë kohë Komandant i Gardës së Republikës, me drejtuesit kryesorë të gardës, kryesisht të Batalionit Special të njësisë speciale. Regjistrimi fillon 12 minuta para vrasjeve dhe vazhdon 22 minuta pas vrasjeve. Nga komunikimet rezulton se "Ndrea Prendi" u jep urdhër gardistëve të "hapin zjarr ushtarak sapo të kalohet gardhi" dmth të përdoren fishekë me plumba dhe jo më fishëkë manovra për të neutralizuar sulmuesit. Në komunikim Prendi sqaron se: "Ky është urdhëri".
Pjesë nga regjistrimi:
Ndrea Prendi: Artan, dëgjon?
Artan Hoxha, zv/komandanti i Gardës: Dëgjoj, dëgjoj
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do të hapet zjarr luftarak
Zv/komandanti: Kuptova, kuptova
Ndrea Prendi: Ky është urdhëri
Ndrea Prendi: Dashamir, dëgjuat?!
Dy efektivë të njësisë speciale: Alfred (Alfred Ahmetcenaj) ta, ta, ta gjakos.
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!”
SPAK po heton 4 vrasjet e protestuesve në bulevard prej gati 2 vitesh, që prej 15 korrikut 2024 kur regjistroi çështjen pasi Gjykata e Lartë urdhëroi nisjen e hetimeve. Që nga ai momenti SPAK ka marrë në pyetje një sërë ish-zyrtarësh të lartë të shtetit që ishin në detyrë në kohën e ngjarjes. Para prokurorëve janë paraqitur ish-presidenti Bamir Topi, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha, si dhe ish-presidenti Ilir Meta, i cili është marrë në pyetje me kërkesë të tij. Ish-kryeministri Sali Berisha, po ashtu, pas një përpjekje të dështuar për të zvarritur dëshminë e tij, u paraqit në SPAK më 19 nëntor të vitit të kaluar. Që prej atij momenti asnjë zhvillim i ri nuk është komunikuar nga Prokuroria e Posaçme.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128