Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

2 Qershor 2026, 16:21 / BOTA ALFA PRESS

Zelensky kërkon raketat Patriot nga SHBA pas sulmeve masive ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara furnizim me raketa “Patriot”, pas një sulmi të fundit rus që ka vrarë të paktën 18 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Forcat ajrore ukrainase raportuan se gjatë natës Rusia lëshoi 73 raketa dhe 656 dronë, përfshirë edhe tetë raketa hipersonike Tsirkon, duke goditur qytete të rëndësishme si Kievi, Dnipro, Zaporizhzhia, Poltava dhe Kharkiv.

Shpërthimet tronditën kryeqytetin, ndërsa banorët u strehuan në bodrume, korridore dhe stacione metroje. Autoritetet raportuan se 6 persona humbën jetën dhe 66 u plagosën, përfshirë tre fëmijë.

Zelensky e përshkroi sulmin si “një ofensivë të gjerë dhe të qartë nga Rusia” dhe paralajmëroi se Ukraina po i shteron raketat Patriot, të vetmet që mund të ndalojnë raketat balistike armike me shpejtësi të lartë. Ai theksoi se këto sisteme janë jetike për të shpëtuar jetë dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Ndërkohë, në qytetin Dnipro, sulmet shkaktuan 12 të vrarë dhe 36 të plagosur, duke përfshirë edhe një punonjës shpëtimi që humbi jetën gjatë një sulmi dytësor në të njëjtin vend. Në Kharkiv, të paktën 14 persona u plagosën dhe shumë ndërtesa dhe automjete u dëmtuan.

Po ndodh...

ide