Emigrantët, ministri para Senatit! SHBA, protestat vazhdojnë pranë qendrës së emigrantëve në Newark

Ministri amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, është paraqitur para Senatit për të dhënë shpjegime mbi politikat e emigracionit dhe kushtet në qendrat ku mbahen emigrantët e ndaluar.
Debati vjen pas protestave të zhvilluara pranë një qendre emigrantësh në Neëark, në shtetin e Neë Jersey-t. Protestuesit kanë ngritur shqetësime për kushtet e qëndrimit të personave që mbahen aty.
Pak ditë më parë, ministri paralajmëroi se mund të bllokonte përkohësisht hyrjen e fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin e Newark-ut nëse nuk garantohej siguria pranë qendrës së emigrantëve.
Më vonë ai hoqi dorë nga kjo ide, pasi autoritetet lokale morën masa shtesë sigurie.
Ndërkohë, Partia Republikane po kërkon edhe më shumë para për të forcuar kontrollet ndaj emigracionit të paligjshëm dhe për të rritur numrin e deportimeve.
Sipas planit, do të nevojiten edhe 72 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 56 mijë persona ndodhen aktualisht në qendrat e ndalimit të emigracionit në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Çështja ka marrë vëmendje të madhe edhe për shkak të Kupës së Botës në futboll, e cila nis më 11 qershor.
Miliona vizitorë pritet të udhëtojnë drejt SHBA-së dhe aeroporti i Newark-ut është një nga pikat kryesore të hyrjes në vend.
Kompanitë ajrore dhe bizneset kanë paralajmëruar se çdo kufizim në aeroport do të krijonte probleme për pasagjerët dhe transportin e mallrave.
Po ndodh...
Kuvendi i izolimit të madh të Sali Berishës
ide
Ti vetëm ik!
Një protestë kundër arrogancës së Ramës dhe agonisë së Berishës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128